Tedi Papavrami: Do ta pranoja nëse më ofrohet një pozicion drejtues në Shqipëri
Artisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami do të rikthehet në Tiranë me një koncert në kuadër të javës kulturore kombëtare. Koncerti do të mbahet ditën e sotme.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nëse do i jepej një pozicion drejtues në ndonjë institucion në vendin tonë do të pranonte.
Më tej ai tha se sheh një progres në vendin tonë, ndërsa shton se njerëzit kanë filluar të pëlqejnë muzikën e tij.
“Unë tani jetoj në Zvicër, por është diçka që ndryshon me kohën. Për mua është më e natyrshme që të vij në Shqipëri. Shoh një progres në vend, diçka që më bën ta ndjej veten më mirë, duke ditur të kaluarën time. Për shumë vite kam qenë armik i vendit dhe kjo të lë mbresa. Ka një kontraditë në shpirt. Por po e shoh se me kohën ardhja në Shqipëri bëhet më e natyrshme dhe njerëzit më duken më të natyrshëm, ju intereson atë që unë bëjë në muzikë.
Nëse do më jepej ndonjë pozicion drejtues do e kisha pranuar, por varet nga angazhimi që kërkon”- theksoi ai.
Ndër të tjera theksoi se do të ishte i lumtur nëse do të sillte një kontribut në edukimin e brezave në fushën e muzikës në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor