Tedi Papavrami: Edi Ramën, do ta krahasoja me sonatën e 7-të të Beethoven
Artisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami, kryeministrin Edi Rama e ka krahasuar me sonatën e 7-të të Beethoven.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, violinisti tha se ditën e djeshme i ka shkruar kreut të qeverisë që të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, por nuk beson se ky i fundit do të marrë pjesë.
Papavrami theksoi se Ramën e njeh që i vogël dhe që ishin shokë së bashku që kur ishin në shkollë.
”Nëse e krahasoj me programin e sotëm do të ishte sonata e 7 e Beethoveni. Përputhet goxha me të. Është tamam karakteri dhe personaliteti i tij. E njoh prej shumë kohësh, që kur kam qenë 7-vjeç. Kështu më duket personaliteti i Ramës. Shkon drejt asaj që do të shpreh në mënyrë shumë të qartë me dramacitet dhe intensitet të madh.
Dje I shkrova Ramës, por nuk besoj se do të vij në koncert. Ai ka qenë në koncertin e parë që dhashë në Shqipëri, ishim shokë që nga liceu.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve