Teksas: Të paktën 161 persona ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese

9 Korrik 2025 | 15:11

Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në Qarkun Kerr të Teksasit, katër ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën disa pjesë të shtetit, ka deklaruar guvernatori Greg Abbott. Ai shtoi se shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen, ndërsa kërkimet po vazhdojnë me intensitet.

Mes të zhdukurve janë edhe pesë kampiste dhe një këshilltar nga Kampi Mystic, një kamp veror i krishterë për vajza, i vendosur në brigjet e lumit Guadalupe, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga mediat amerikane, të paktën 111 persona kanë humbur jetën në këtë katastrofë natyrore, ku më shumë se 90 prej viktimave janë regjistruar në zonën e Kerrville.

Ngjarja tragjike nuk ka prekur vetëm Teksasin. Edhe shteti fqinj i Nju Meksikos është përballur me përmbytje të papritura të martën, ku tre persona kanë humbur jetën. Rreshje të dendura shiu, deri në 8.8 cm, shkaktuan përmbytjen e fshatit Rudioso nga ujërat e lumit, ndonëse niveli i ujërave tashmë është tërhequr.

Në Teksas, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në mënyrë intensive. Guvernatori Abbott ka deklaruar se ekipet e emergjencës “nuk do të ndalen derisa të gjendet çdo person i zhdukur”. Ai paralajmëroi se numri i personave të zhdukur mund të rritet dhe u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo të afërm apo të njohur që mungon.

Gjenerali Thomas Suelzer nga Garda Kombëtare e Teksasit informoi se përpjekjet e kërkimit po kryhen me ndihmën e helikopterëve Chinook dhe Black Hawk, të pajisur me vinça shpëtimi. Aktualisht, 13 helikopterë Black Hawk janë në terren, përfshirë katër të ardhur nga Arkansas. Autoritetet po përdorin gjithashtu dronë për të monitoruar zonat e vështira për t’u arritur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026