Temperatura ekstreme në Elbasan, të moshuarit më të rriskuarit nga vapa

20 Korrik 2023 | 17:16

“Elbasani është një ndër qarqet që po e ndjen më së tepërmi temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh. Ata që preken më shumë nga nxehti janë fëmijët, mosha e tretë, personat me sëmundje kronike dhe probleme kardiake.”

Prej ditësh temperaturat në Shqipëri shënojnë 40 gradë celcius. Qytetarët në pamundësi ekonomike mundohen ta përballojnë disi, duke përdorur kapele, çadra, apo edhe burimet e ujit në qytet për tu freskuar. Për shumicën prej tyre kondicioneri është luks.

“Me vështirësi si do e përballosh vapën në pensionistë jemi, bëjmë një pushim këtu e shkojmë në shtëpi më pas e marrim veten”

“Freskuese kemi te thjeshtë, jo është shtrenjtë kondicioneri, do lekë, s’kemi ne”

“Unë s’jam shumë, dy veta jemi, në shtëpi kam freskuese , aty me atë rri”

“Duhet me pas çik kujdes por gjithmonë me orare të caktuara duhet te futemi nëpër hije ose qëndrojmë në shtëpi pa lëvizur “.

“Shume vapë çfarë ti bëjmë, shpi punë kur dalim nga puna shkojmë në shtëpi”.

“Kemi pasur një rast tani të cilit i kemi dhënë ndihmën e parë,  i cili ishte i dehidruar, moshe e madhe i cili kishte edhe problematik të tjera si diabet dhe probleme kardiake. Rastet që janë me te prekshme janë rastet që kanë diagnoza shoqëruese. Ne bëjmë këshillë që njerëzit, mosha e trete duhet të ketë kujdes. Nuk duhet te dalin në pikun e nxehte sepse ndikon shume sidomos edhe kur kanë probleme kardiake dhe probleme te diabetit te cilat krijojnë dehidrim. Ne këshillojme gjithmonë pacientët për të gjithë shoqërinë  që ne këtë kohë të nxehtë të konsumojmë sa më shumë lëngje”- tha Ergys Mici, mjek.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit janë hapur qendrat shëndetësore verore, për persona të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026