Tensione në Kuvend/ Çuçi: Pas verifikimeve, Kryeministri e hoqi këshilltarin rumun

4 Korrik 2024 | 11:00

Kryetarja e Kuvendit rrëzoi në nisje të seancës plenare këtë të enjte kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi për interpelancë me Ramën. Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea, që sipas tij është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kreu i grupit parlamentar të PS, i cili kërkoi fjalën pas Gazment Bardhit, tha se tashmë Coleda nuk është më këshilltar i kryeministrit, pasi u hoq në momentin që në vendin e tij filloi procesi i hetimit për të.

“Koha kur Damir Fazlliç ulej në këshillin e sigurimit, një këshilltar i marr nga llumi i mafies sllave dhe i ulur në këshillin e sigurimit të Shqipërisë, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit të PD, kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, madje me gradën gjeneral i një vendi të Bashkimit europian i cili ka udhëhequr në mënyrë profesionale procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Rumani.

Kryeministri shqiptar e ka marr në një moment kur nuk ishte më në pozicion. Nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme, ajo është një çështje e Rumanisë jo e Shqipërisë. Në momentin që kryeministri është informuar për këtë gjë nuk e ka më këshilltar. E ka larguar. Nëse ka diçka që duhej sqaruar është, a është ky akoma këshilltar i kryeministrit? Jo, që në momentin që një proces ka filluar në vendin e tij nuk është më këshilltar”,-tha Bledi Çuçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026