Tensione në seancë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës shtyhet për herë të 51-të
Edhe tentativa e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka sjellë rezultat, ndërsa këtë të mërkurë nuk është zhvilluar as hedhja në votim.
Përplasja mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka çuar në ndërprerjen e seancës, duke pamundësuar vijimin normal të procedurës për konstituim.
Fillimisht Dehari i kërkoi regjisë t’ia ndalë fjalën Musliut duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit që nuk ka hapësirë për debat.
Kjo e fundit ia mori mikrofonin Deharit për ta vazhduar fjalimin e duke i kërkuar që të mos i ndërpritet fjala.
Përplasja e tyre çoi në ndërprerjen e seancës nga Dehari, i cili njoftoi se seanca do të vazhdojë më 25 korrik në orën 11:00, pa hedhur në votim formimin e komisionit të fshehtë.
Dehari mbylli seancën duke thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e saj. Vazhdimi i radhës është caktuar për të premten në orën 11:00.
Afati për konstituimin e Kuvendit përfundon më 26 korrik, sipas urdhëresës së Gjykatës Kushtetuese që kërkon formimin brenda një muaji.
Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh, i cili përfundon pas tri ditësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë