Tensione për 14 majin! Sherr në degën e PD në Krujë: Jep dorëhëqjen kryetari i degës
Sabah Stafuka i cili ka qenë pjesë e lëvizjes së rithemelimit, mbështetës i Sali Berishës, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë- Krujë, për shkak të debateve me kandidatin për kryetar bashkie të dalë nga primarët. Ky lajm u bë i ditur në emisionin “Reviews”, në Euronews Albania.
“Zoti Safuka është pjesë e rithemelimit, ka pasur debate me kandidatin për kryebashkiak zotin Loka që e kanë detyruar zotin Safuka të japë dorëheqjen”,-tha Alba Alishani në momentin që ky lajm u bë i ditur.
Ndërkohë vetë Sabah Stafuka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale:
“Të nderuar demokrat të Krujës, Fushë-Krujës, Nikles,Thumanes, Bubqit, Malësise.
Dua të shpreh falenderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohët më të vështira te drejtimit te PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhenie-Sinqeriteti dhe Besimi.
Sot dua të ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushe- Krujë.
Ky ishte vendimi im me i veshtirë që kam marrë në jetë, por kur marrdhenia dhe bashjetesa partiake nuk shkon ne favor te bashkimit dhe qëllimit te fitores, e gjykoj te arsyeshme qe duhet te bej nje hap pas sepse demokratet meritojne me shumë.
I juaji, me respekt Sabah Stafuka!”,-ka shkruar Sabah Stafuka.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme