Tensionet gjatë marshimit të opozitës, shoqërohen 3 persona nga policia
8 Maj 2026 |
21:56
Tre persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara këtë të premte gjatë marshimit të opozitës. Gjatë marshimit pati disa episode tensionesh.
Gjithçka nisi kur startoi marshimi drejt Ministrisë së Brendshme. Destinacioni i marshimit nuk u arrit pasi policia krijoi një kordon duke ndaluar protestuesit të cilët bënë thirrje që të vijojnë planet e tyre siç ishte njoftuar.
Kjo solli përplasje dhe hedhje molovi dhe fishekzjarresh nga protestuesit drejt policisë. Policia disa herë u përgjigj me gazlotsjellës dhe ujë.
Gjithashtu pati përplasje pasi protestuesit tentuan të çanin kordonin por pa sukses. Pak para përfundimit të orarit zyrtar të njoftuar të marshimit, protestuesit u nisën drejt selisë së PD.
Lajme të Sugjeruara
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng