Tensionet në veri, deputeti gjerman-kritikëve: Kosova po zbaton të drejtat

27 Maj 2023 | 17:12

Qeveria e kryeministrit Kurti është hasur me një valë kritikash nga ndërkombëtarët pas rritjes së tensioneve në veri, ku SHBA dhe BE i kanë kërkuar autoriteteve kosovare të ndërpresin veprimet e dhunshme në ambientet e komunave në veri.

Sakaq deputeti gjerman i CDU/CSU Knut Abraham, i pranon kritikat por i del në mbrojtje veprimeve të autoriteteve kosovare. Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se nuk duhet harruar se Kosova është një shtet që po përpiqet të zbatojë të drejtat e saj brenda territorit.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026