Tensionet në Veri, Rama: Fuqia e ushtrisë serbe në kufi të Kosovës është zero

31 Maj 2023 | 11:37

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë ku ka folur për situatën ne veri të Kosovës dhe vendosjen e forcave serbe në kufi.

Rama u shpreh se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero dhe gjithçka bëhet vetëm për politikë të brendshme nga ana e Serbisë.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufirin me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë! Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit të RMV, Dimitar Kovaçeski, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në forum, e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në Veri është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Kovaçeski solli në vëmendje marrëveshjen kuadër të Ohrit e firmosur në 2001, që rregulloi përmes diplomacisë marrëdhëniet mes dy etnive, shqiptare dhe maqedonase në RMV.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026