Tensionet në Veri: Serbia vendos barrikada në kufi, NATO ashpërson tonet

20 Qershor 2023 | 09:30

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare.

Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikëkalimi në Bërnjak është bllokuar plotësisht.

Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb.

Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt.

Në disa akse rrugore janë vendosur edhe kamionë për të bllokuar rrugët si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës, për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel në një takim urgjent për menaxhim të krizave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri:

  • Shtensionimin e situatës atje
  • Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
  • Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas tensioneve që shpërthyen që më 26 maj në veri të Kosovës, ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Komandanti i forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, tha se forcat e tij janë të gatshme të përballen me çdo situatë nëse aktet e dhunës kërcënojnë paqen.

Të paktën 30 paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në fund të majit.

 

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026