Tensionet Turqi-Greqi, Bejleri: Nuk do të ketë përshkallëzim
Tensionet mes dy anëve të Detit Egje janë përshkallëzuar në muajt e fundit.
Kreu i Omonia-s, Fredi Bejleri mendon se nuk do të ketë përshkallëzime, edhe pse rritja e tensioneve mes dy vendeve shton dhe garën për armë.
“Midis të gjitha vendeve, konkretisht edhe midis këtyre dy vendeve nuk ka as dashuri, as respekt, ka vetëm interes. Shteti dhe kryetarët e shteteve janë të detyruar të mbrojnë interesat e vendeve,” – u shpreh Bejleri.
Sipas tij Greqia është brenda strukturave të NATO-s dhe BE-së, ndërsa Turqia mundohet të futet.
Gjatë fundjavës, presidenti turk Erdogan ashpërsoi retorikën e tij kundër Greqisë duke folur për ishullin e pushtuar në Egje i cili i përket Greqisë duke kërcënuar se papritur një natë mund të sulmojë.
Athina nuk dëshiron të ndjek retorikën e Turqisë, por po përdor të gjitha mjetet diplomatike që ka. Sipas burime diplomatike, ministri i Jashtëm Dendias menjëherë informoi partnerët europianë duke përfshirë Joseph Borrell dhe amerikanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan