Tentativë për vrasje, trafik dhe falsifikim, ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia

19 Shkurt 2024 | 11:55

 Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Interpol Tirana përmes një njoftimi, ku përcaktohen edhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Po ashtu, në njoftim thuhet se ekstradimi u bë i mundur përmes bashkëpunimit me homologët europianë.

Njoftimi i Interpol Tirana

Bashkëpunimi intensiv dhe paralel me homologët europianë, finalizoi procedurat e ekstradimit për 5 shtetas të dënuar/të akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Itali.

Dënimet/Akuzat për veprat penale: •tentativë vrasjeje, •pengmarrje, •drejtim të organizatave/grupeve kriminale, •shpërdorim detyre dhe •falsifikim.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Athinë dhe Romë, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e 5 shtetasve shqiptarë, në vendin tonë dhe në Itali, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

-Konkretisht, u ekstraduan nga Greqia në Shqipëri, shtetasit:

  1. Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë periudhës 2016-2018, ka drejtuar një grup kriminal që pajiste kundrejt pagesave, shtetas të ndryshëm, me pasaporta europiane false, që ata të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose në Kanada;
  2. Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Në vitin 2013, duke shpërdoruar detyrën si punonjës i shërbimeve teknike, në IEVP Kosovë, Lushnjë, ka falsifikuar fatura për riparimin e disa automjeteve të Policisë së burgjeve;
  3. P. K., 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Më datë 17.07.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. P., dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026