Tentoi të largohej, u qëllua pranë një magazine, detaje nga vrasja e Gentjan Bejtjas

15 Mars 2024 | 18:11

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ish-punonjësit të burgjeve, Gentjan Bejtjas, gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve mësohet se fillimisht është qëlluar në drejtim të tij në momentin që ndodhej në oborrin e banesës.

Më pas ai ka tentuar të largohet në pjesën e pasme të shtëpisë pranë një magazine, vend në të cilin më pas ekzekutuar.

Në banesë ka qenë vetëm bashkëshortja e tij pasi fëmijët i ka larguar që prej atentatit të korrikut të viti të shkuar.

Mësohet se ekzekutorët kanë qenë dy persona, megjithëse ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Po ashtu, është gjetur në fshatin Hasan në afërsi të Fushë-Krujës makina me të cilët dyshohet se është përdorur nga autorët. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026