Tentoi të qëllonte policët gjatë kontrollit, efektivët plagosin 41-vjeçarin shqiptar në Greqi

23 Maj 2026 | 10:02

Një shtetas shqiptar është plagosur me armë nga policia greke pasi tentoi të qëllonte në drejtim të efektivëve gjatë një kontrolli.

Sipas mediave greke, rreth orës 5 të mëngjesit, policë të Njësisë Kundër Shantazheve po kryenin një kontroll rutinë në zonë, kur identifikuan të dyshuarin.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai tentoi të drejtonte armën ndaj forcave të rendit, të cilët reaguan duke qëlluar dhe e plagosën në vesh.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me nofkën “Titi”, i cili më parë kishte qenë në shënjestër të policisë për krime të rënda si vrasje dhe grabitje.

“Titi” ishte akuzuar më parë si anëtar kryesor i një organizate kriminale dhe ishte një nga ata që në qershor 2019 ishin arratisur nga Metagogon në Petrou Ralli, duke mbajtur peng oficerët e policisë, shkruan Protothema.

Më pas ai u arrestua, u transferua në Shqipëri dhe u kthye në Greqi për të vazhduar aktivitetet e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026

40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Policia bën...
09:30 | 10/07/2026

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026