Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet në Kapshticë 35-vjeçari

23 Tetor 2025 | 14:23

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë kanë vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi donte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërnik, Devoll.

Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasi V. Sh., 35 vjeç, në kërkim, për shkak se dyshohet se ky shtetas tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 4 tetor.

Në vijim të veprimeve, policia ka bërë me dije se: “Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025 ka goditur disa herë me thikë gjyshin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026