Tentoi të vriste një person me eksploziv në automjet, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë

3 Qershor 2026 | 10:21

Policia e Sarandës ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin me eksploziv ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur më 5 shkurt 2026 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”.

Sipas uniformave blu, në kuadër të operacionit të koduar “Identifikimi”, u ndalua shtetasi I.K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Nga hetimet rezulton se i riu dyshohet të ketë bashkëpunuar me dy persona të shpallur më herët në kërkim, G.T. dhe Xh.B., të cilët akuzohen se kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtonte shtetasi M.Gj.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, policia ushtroi kontroll në banesën e 21-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila mbahej pa leje.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa po vazhdojnë kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026