Tentuan të kalonin mallra kontrabandë në portin e Durrësit, 1 i arrestuar 3 në hetim
Policia kufitare në portin e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për të kaluar produkte kontrabandë dhe para të padeklaruara në vendin tonë. Në pranga është vënë një person ndërsa janë proceduar penalisht 3 të tjerë.
Nga kontrolli i ushtruar në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera kontrabandë ndërsa në një automjet u gjetën 20 000 euro të padeklaruara.
U arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 36 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. G., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër. Nga kontrolli në autobusin në pronësi të drejtuesit 36-vjeçar, që kishte drejtues të dytë alternativ, shtetasin I. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, të dyshuara të kontrabanduara.
U referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip “Nissan” që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit