Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, GJKKO lë në burg Goskovën e Kosovën

12 Shtator 2023 | 12:34

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon me 2 vite  burg, Gentian Goskovën dhe  me 3 vite e 6 muaj Elton Kosovën.

Këto të dy të fundit tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt ndaj dëshmitarit Reçi, në mënyrë që ai të hiqte dorë nga deklarimet e dhëna që çuan në zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2005 ku mbetën të vrarë Vajdin Lame e Klodian Saliu.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 12.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 36 akti, datë 23.05.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit E.K., G.G., kundër vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.G. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit G.G. me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.G. të fillojë nga data 19.02.2022, datë e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.K. të fillojë nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026