Tentuan të nxirrnin mbi 20 mijë euro nga Shqipëria, procedohen 2 persona në Kakavijë

29 Shtator 2023 | 16:37

Dy persona në Kakavijë janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin 20.520 euro dhe 100 dollarë të padeklaruara jashtë Shqipërisë.

Personat janë Dh. H., 47 vjeç i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K. 45 vjeç, të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë. Paratë e padeklaruara u sekuestruan nga policia.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasi  Dh. H., të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K., të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.

Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. H., 47 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, të dy banues  në Kuçovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026