Kritika e Spahiut: Pse u shkel ligji, polici hero nuk u varros me flamurin e Kosovës
Studiuesi Nexhmedin Spahiu ka kritikuar qeverinë e Kosovës për ceremoninë e varrimit të heroit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë përplasjes së armatosur me terroristët në veri.
Spahiu tha se në kundërshtim me ligjin, trupi i policit të ndjerë u mbulua me flamurin e Policisë së Kosovës, ndërkohë që ligji e përcakton që për ceremoni të tilla mortore, trupi i heroit duhet të mbulohej me flamurin e Republikës së Kosovës.
Ai tha se zyrtarët më të lartë në vend duhet të japin llogari pse një njeri që dha jetën për zbatimin e ligjit, nuk u varros siç e përcakton ligji në Republikën e Kosovës.
“Duhet t’i jemi mirënjohës heroizmit të policit të këtij rreshteri, i cili reagoi ashtu siç e thërret dhe detyra dhe patëm atë sukses që patëm. Ky duhet të jetë motiv për të gjithë policët e tjerë.
Por kur ndodh një ceremoni mortore zyrtare shtetërore, atëherë arkivoli i të vdekurit mbulohet me flamurin e Republikës së Kosovës, ndërkohë që kjo u shkel në rastin e policit.
Ai në vend të flamurit të Kosovës u mbulua me flamurin institucional të Policisë së Kosovës. Për dikë kjo mund të duket si e parëndësishme, por aty është shkelur ligji. Ai person dha jetën për të mbrojtur ligjin. Në prani të Presidentes, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Drejtorit të Policisë, shkelet ligji me të dyja këmbët, për të cilin duhet të jepen shpjegime”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës