“Tërbim i non-gratave”, Rama u përgjigjet akuzave për portin| 5 ngjarje
- Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i non grata-ve, investim me vlerë
Në konferencën e përbashkët me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryeministri Edi Rama iu është rikthyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit.
Në fjalën e tij Rama nënvizoi se ky është një projekt që do zhvillojë qytetetin e Durrësit dhe do të rrisë vlerën e pronave në zonë.
Lexoni për më shumë: Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i non grata-ve, investim me vlerë

- Ibrahimaj sfidon mediat: Vërtetoni pretendimet për Bordin
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se Bordi i Transparencës përcakton çmimet e tregtimit të hidrokarbureve prej një viti dhe sfidoi mediat të vërtetojnë çfarë thuhet për funksionimin e tij.
Ajo deklaroi se efektet e uljes së marzhit të tregtimeve të hidrokarbureve janë të matshme dhe të llogartishme nga çdo qytetar që mund të kërkojë informacion.
Lexoni për më shumë: Ibrahimaj sfidon mediat: Vërtetoni pretendimet për Bordin

- OKB: Popullsia e botës i ka kaluar tetë miliardë njerëz
Popullsia e botës sot i ka kaluar tetë miliardë njerëz, njoftuan Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se rajonet që tashmë përballen me mungesë burimesh për shkak të ndryshimeve klimatike janë në më shumë vështirësi, raporton Reuters.
Arritja e tetë miliardë njerëzve është “një shenjë e suksesit të njerëzimit, por është gjithashtu një rrezik i madh për të ardhmen tonë”, tha John Wilmot, drejtor i departamentit të popullsisë së OKB-së. Vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi, përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj rritjeje, duke rritur popullsinë e tyre me rreth 700 milionë njerëz që nga viti 2011.
Lexoni për më shumë: OKB: Popullsia e botës i ka kaluar tetë miliardë njerëz

- OKB: Edhe Rusia edhe Ukraina torturuan të burgosurit
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha të martën se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati 6-mujor me tyre,
Ekipi monitorues i OKB-së, me bazë në Ukrainë, tha se i bazon gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit.
Lexoni për më shumë: OKB: Edhe Rusia edhe Ukraina torturuan të burgosurit

- Macron i kërkon Xi ta kthejë Putinin në tryezën e bisedimeve
Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi sot presidentit kinez Xi Jinping të përpiqet të bindë presidentin rus Vladimir Putin që të “kthehet në tryezën e bisedimeve”, njoftoi Pallati Elysée pas bisedimeve midis Macron dhe Xi në margjinat e samitit të G20 në Bali.
Macron kërkoi që “Kina të kontribuojë për t’i përcjellë mesazhe presidentit Putin në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të kthehet seriozisht në tryezën e bisedimeve”, tha presidenca franceze në një deklaratë të transmetuar nga BFMTV.
Lexoni për më shumë: Macron i kërkon Xi ta kthejë Putinin në tryezën e bisedimeve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta