Tërheqja e Kurtit/ Berisha: Kam frikë se ka një marrëveshje më të rrezikshme

12 Korrik 2023 | 10:32

Deputeti i PDK, Hisen Berisha e quajti një skenar të paralajmëruar lëvizjet e kryeministrit Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Kurti bëri që Kosova të sanksionohej nga disa vende për të mbajtur disa qëndrime nga të cilat tashmë po tërhiqet sërish në dëm, të Kosovës.

Sipas Berishës të gjitha lëvizjet e Kurtit janë për të arsyetuar Asociacionin i cili tashmë do u siguroj autonomi territoriale serbëve në veri.

“E solli Kosovën në një pozicion ku të gjitha shigjetat e diplomacisë ndërkombëtare janë kthyer kundër Kosovës. E shikojnë Kosovën si mollë sherri në Ballkan dhe një aset që po plotësonin qëllimet gjeostrategjike të Rusisë dhe tani tërhiqet. Tani Kosova është nën masa sanksionuese, acaroi edhe raportet me Shqipërinë, nuk priti as kryeministrin për procesin e Berlinit.

Ky i bëri dëme Kosovës dhe u tërhoq prapë në dëm të Kosovës. Gjithçka ka ndodhur në veri është skenar për të arsyetuar implementimin e Asociacionit, i cili nuk është me vërejtjet e kushtetutës por autonomi territoriale për serbët në veri. Për shkak të këtyre vendimeve të gabuara të marra jo pavetëdije Kurti organizoi gjithë këtë skenar”,-tha Hisen Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026