Lëkundje sizmike në zonën e Shkodrës
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka goditur këtë të premte qytetin e Shkodrës.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në jug të Shkodrës, në zonën e njohur si Fshati i Ri. Deri më tani nuk ka pasur njoftime për dëme materiale.
Raportohet se lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në Malin e Zi.
Ndërkohë që sipas rrjetit Kombëtar të Monitorimit Sizmik tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë të shkallës rihter, ndërkohë që thellësia e tij fokale raportohet në 11 km.

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)