Testi i naftës në Shpirag, Balluku: Presim 300 mijë fuçi në ditë, rezultatet në mars
Testi final për nxjerrjen e naftës në Shpirag do të kryhet në muajin mars, ndërsa rezultatet e testeve paraprake nga kompania Shell janë optimiste.
Për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk ka më dilemë që nafta gjendet aty, por tashmë po shihen mundësitë dhe sfidat për të nxjerrë deri në 300 mijë fuçi në ditë.
“Është vërtetuar fakti që kemi Rezervuari është aty, me sasitë e parashikuar, sfidash jonë është te rrjedhave, që duhet t’i përgjigjet atyre 100 mijë fuçive në ditë, por në presim 300 mijë fuçi, që të kem impaktin për fondin Sovran dhe buxhetin e shtetit. Në 31 mars do kemi në fazat e testimit final dhe një deklaratë publike”, tha Balluku.
Blloku i Shpiragut në Berat është i vetmi ku po kërkohet për burime nafte në vend, ndërsa një kontratë e lidhur me kompaninë italiane Eni për kërkime në zonën e Dumresë, ende nuk është bërë aktive në zonë.
Ministrja Balluku foli edhe për menaxhimin e zonës naftëmbajtëse të Patos Marinzës, pasi kontrata me kompaninë Bankers Petroleum të përfundojë, duke lënë të hapur mundësitë, si për menaxhim nga shteti, ashtu edhe për riaktivizim të një kontrate të re koncesionare.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)