Testimet për sezonin 2025 do të kryhen në Bahrein
Formula 1 dhe FIA zyrtarizuan “Bahrain International Circuit” si vendin e testimeve 3 ditore në prag të sezonin të ardhshëm. Më konkretisht, ato do të zhvillohen në datat 26, 27 dhe 28 shkurt 2025.
Kjo pistë ka pritur testimet prag sezonale në 6 vite të ndryshme duke filluar nga 2009. Kjo për shkak të kushteve të qëndrueshme klimatike, gërshetimit të kthesave me shpejtësi të lartë dhe ato të ulët si dhe dy vija të drejta të gjata që ju lejojnë makinave të grumbullojnë maksimumin e të dhënave për sezonin në vazhdim.

Bahreini organizoi të parën garë të Formula 1 në Lindjen e Mesme në vitin 2004 ndërsa festoi 20 vjetorin në startin e këtij sezoni. Gjatë këtyre viteve, në cirkuitin 5.41 km të gjatë, janë shpallur 9 fitues nga 5 skuadra të ndryshme.

Prej tyre garojnë ende Lewis Hamilton, Fernando Alonso, Max Verstappen dhe Charles Leclerc. Sezoni i ardhshëm që do të celebrojë 75 vjetorin e Formula 1 do të startojë nga “Australian Grand Prix” në fundjavën e 14-16 Marsit. Do të mbyllet me “Abu Dhabi Grand Prix” në fundjavën e 5-7 Dhjetorit dhe do të udhëtojë në 5 nga 7 kontinentet e Botës. Pas testimeve të prag sezonit, Formula 1 do të kthehet në Sakhir për “Bahrain Grand Prix” në datat 11-13 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së