Thahen kanalet në Venecia, me qindra gondola në baltë

21 Shkurt 2023 | 20:23

Venecia, qyteti që vizitohet nga miliona turistë gjatë gjithë vitit po pëson një situatë problematike.

Kanalet në këtë qytet janë goditur nga zbaticat e forta duke larguar ujin dhe lënë pa lundruar me qindra gondola.

Gondolat që janë edhe mjeti më i përdorshëm nga banorët por edhe turistët, janë bllokuar dhe kanë mbetur në baltë për shkak të largimit të ujit, duke sjell një imazh të papritur për ata që po vizitojnë qytetin italian gjatë këtyre ditëve.

Ekspertët e motit nuk besojnë se prurjet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë rezultat i drejtpërdrejtë i një thatësire që ka prekur rajonin, autoritetet lokale thonë se mungesa e shiut ka përkeqësuar situatën.

Sipas mediave italiane largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës të cilët përdorin kanalet për të lëvizur me varka.

Kjo situatë ka bërë që  të dalin në pah edhe themelet e lashta të ndërtesa ndërsa shumë peshq kanë ngordhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026