Thatësira “pushton” Francën, nis zbatimi i masave
Është një nga lumenjtë kryesorë të Pirenejve lindorë, por Agli në Francë është tharë thuajse i tëri kur jemi ende në mes të majit. Toka e tharë dëshmon mungesën e ujit në zonën turistike, por edhe tek ato të përdorura nga fermerët.
Prefektura ka shpallur gjendjen e krizës, që është dhe niveli më i lartë i alarmit. Rrjedhimisht, këtij kopshti frutor do t’i duhet t’i përshtatet kufizimeve të ujit, një goditje e rëndë në një kohë kur thatësira ka shkaktuar shumë dëme.
“Sythi në këtë stinë duhet të rritej këtu. Ai rritet gradualisht dhe normalisht ka ngjyrë të fortë të kuqe. Fakti që është një e kuqe e zbehtë tregon mungesën e ujit,” – tha fermeri Pascal Maillols.
Me kufizimet e reja nuk do të ketë më mbushje të pishinave, apo ujitje të bimëve të kopshteve dhe hapësirave të gjelbra. Përjashtim bëhet nëse uji vjen nga një sistem ripërdorimi. Edhe dushet në plazhe do të ndalohen. Zona ka një deficit shirash që varion nga 60 në 65 për qind në 12 muajt e fundit.
“Jemi në një situatë të paprecedent. Po shohim tani ato nivele të ujit që zakonisht i konstatojmë në korrik ose në gusht,” – u shpreh eksperti Hichem Tachrift.
Alarmi për nivelet e ulëta të ujit janë aktivizuar në 4 rajone të Francës këtë vit, me thatësirën që ka ngritur frikën për një tjetër fenomen serioz, rënien e zjarreve.
LEXONI GJITHASHTU:
Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)