Thëllëzat i ndryshuan jetën, fermeri u kurua me vezët e tyre dhe e ktheu në biznes

23 Maj 2023 | 16:58

Për 25 vjet me radhë, Ilir Kanani jetoi dhe punoi në Gjermani. Një sëmundje e shfaqur pak kohë më parë, i ndryshoi rrjedhën e jetës. Ai u kthye në Berat për tu kuruar. Pas shumë konsultave dhe diagnostikimit të sëmundjes, mësoi se vezët e thëllëzës ishin kurative për të.

Kura që i rekomanduan përveçse ishte efikase dhe e shëroi, i hapi edhe një mundësi për të bërë biznes. Iliri nisi mbarështimin e thëllëzave japoneze, të cilat i ndryshuan jetën.

 “Ideja ishte se unë kisha disa probleme me shëndetin dhe dëgjova diku që këto vezët e thëllëzës janë kurative, të kurojnë për ato probleme që unë i kisha, dhe mendova se po vë disa, rezultati ishte absolut special, dhe kështu filloi. E nisa në fillim me 100 copë dhe tani kam diku te 2000 copë”, -tha Ilir Kanani, fermer.

Pasi biznesi mori formë, nisën dhe kërkesat e para për shitjen e vezëve, por jo vetëm.

 “Vijnë më kërkojnë vezë po më shumë kam kërkesa për thëllëzat, restorantet i duan të therura të pastuara”, -tha Ilir Kanani, fermer.

“Ja nisa me këtë  ndihem shume shumë më mire dhe jam aktiv”, -tha Ilir Kanani, fermer.

Iliri tregon se gjithçka e ka ngritur me shpenzimet e tij dhe se nuk ka marrë kurrë ndihmë nga shteti përmes subvencioneve.

 “Deri tani nuk kam pasur asnjë mbështetje janë çdo gjë me forcat e mia dhe po mendoj ta zgjeroj më shumë nëse më mbështesin me suvencion ose me ndonjë ndihmë tjetër, por më vonë nuk e di të shohim, por ideja është që dua ta zgjeroj sot i kam 2000 krerë por kam dëshirë që ti bëj 20 mijë krerë”, -tha Ilir Kanani, fermer.

Për këtë biznes, i cili ndodhet në lagjen Uznovë të Beratit, kujdesen edhe familjarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026