“Thesi me maçokun”, ja cila ishte tortura më e rëndë në burgun e Shkodrës

5 Korrik 2023 | 12:48

Drejtori i Muzeut së Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, Pjerin Mirdita, ka rrëfyer gjatë një interviste për Euronews Albania, një nga tmerret në burgun e Shkodrës.

Ai tha se një nga torturat më famëkeqe është maçoku në një thes, ku përmendi dhe rastin e Marie Tucit, 20-vjeçarja që humbi jetën si pasojë e kësaj torture.

Mirdita bëri me dije se qelia e të resë që humbi jetën është memorial, ku përkujtohet figura e saj.

“Një nga torturat më famëkeqe është maçoku në një thes. Me atë torturë ka humbur jetën Marie Tuci, një vajzë e re. Është një histori e njohur. Tuci u mbyll në një thes me një maçok dhe goditej. Qelinë e saj e kemi si një memorial ku përkujtohet figura e saj. Tuci është pjesë e martirëve të fesë katolike dhe e vetmja femër që bën pjesë në këtë grup që bën  pjesë në këtë grup prej 38 figurash që janë shpallur lumnon nga Vatikani”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026