Theu hundën në ndeshjen me Austrinë, Mbappe maskë me flamurin e Francës

20 Qershor 2024 | 19:47

Kylian Mbappe ka thyer hundën në duelin me Austrinë, ende nuk dihet nëse do të luajë të premten kundër Holandës, por dihet se me çfarë maske do të luajë.

Asi i ri i Real Madridit është shfaqur në stërvitje me shokët e skuadrës me një maskë të veçantë në ngjyrat e flamurit francez dhe të dekoruar me një gjel dhe shkronjat e mëdha “KM”, inicialet e tij.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se ende nuk e di nëse do të mund të llogarisë te Mbappe, por se është në pritje të një raporti pozitiv nga mjekët, të cilët i premtuan se “do të sigurohen që kapiteni është në dispozicion”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026