Thomas Waitz: Lajçak të dorëhiqet si negociator, ka treguar se nuk e bën dot
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz tha në një intervistë për Euronews Albania se Miroslav Lajçak duhet të tërhiqet menjëherë si negociator.
Sipas tij, Lajçak nuk ka arritur rezultatet që priteshin dhe ka treguar hapur se nuk është i përshtatshëm për pozicionin.
“Duhen marrë masa kundrejt politikës e cila vjen nga disa politikanë nga ana e BE-së. Diçka atje duhet të ndalojë dhe ne duhet të kemi një deklaratë të qartë për të ndaluar fondet ndaj Serbisë dhe fondet përpara negociatave derisa të mbyllen hetimet.
Mendoj se përfaqësuesi jonë Borrell nuk është i paanshëm, zoti Lajçak nga ana tjetër e ka treguar qartazi se nuk është i përshtatshëm për atë punë. Ai nuk ka qenë në gjendje të qetësonte tensionet. Nuk ka qenë në gjendje të ofronte arritje dhe zhvillime pozitive në dialog midis Serbisë dhe Kosovës, pra ai duhet të tërhiqet dhe të kuptojë se nuk është i përshtatshëm për punën,” – u shpreh Waitz.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat