Thumanë-Kashar për 13 minuta, tarifa 2.1 euro. Euronews Albania përshkon rrugën
Gazetari i Euronews Albania Neritan Gjergo përshkoi aksin rrugor 21 km të gjatë duke nisur nga Thumana për të mbërritur në fund të saj në Kashar.
Rruga përshkohet me shpejtësi 130 km dhe me fluksin e sotëm mjaftuan vetëm 13 minuta për ta përshkuar gjithë segmentin e ri.
Ajo do të lehtësojë qarkullimin për banorët nga veriu e Kosova që vijnë në Tiranë, Durrës dhe më tej në jug të vendit.
Rruga mund të kalohet këto ditë pa pagesë, deri në rregullimin e sistemit të serverit, ku do të vilet tarifë 2.1 euro, ndërsa ata që duan ta shmangin pagesën, do të përdorin rrugët alternative.
Thumanë-Kashar ka kushtuar 226 milionë euro, dhe për 35 vite koncesionari do të fitojë 1.3 miliardë euro. Ajo përbën segmentin e parë të “Korridorit Blu” dhe i paraprin ndërtimit të tre loteve të tjerë, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë