Tirana dhe Korça raportojnë numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19
Asnjë i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Shqipëri gjatë orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se rastet pozitive janë gjetur në Tiranë, Korçë, Devoll dhe Gjirokastër.
Në Spitalin Infektiv pesë pacientë po marrin trajtim të specializuar, ndërsa aktualisht raportohen 72 raste aktive.
Nga fillimi i epidemisë 2,456 qytetarë kanë humbur jetën dhe mbi 130 mijë janë shëruar nga simptomat e virusit vdekjeprurës.
Rastet aktive sipas qarqeve:
Tiranë 29
Korçë 10
Elbasan 8
Shkodër 6
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 3
Lezhë 2
Gjirokastër 2
Kukës 1.
Autoritetet shëndetësore thonë se deri tani nuk ka asnjë shenjë që të konfirmojë prezencën e variantit “Delta”, por mjekët kërkojnë të tregohet kujdes në zbatimin e masave anti-COVID.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti u shpreh për Euronews Albania se varianti “Delta” është 40 % më i transmetueshëm se variantit e tjera.
Sipas tij, të gjithë ata që kanë marrë dozat e plota të vaksinës janë më të mbrojtur nga infeksioni i variantit “Delta”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër