Tirana ende pa Kopësht Zoologjik, kafshët lihen në harresë
Punimet për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik kanë nisur që në verën e 2020, ndërsa ishte parashikuar si projekt të përfundonte verën që lamë pas. Kështu shkruhet në tabelën e vendosur në hapësirën e Kopshtit Zoologjik që afati i projektit është 12 muaj, por kjo nuk ndodhi.
Ky projekt është premtuar prej vitesh nga bashkia e Tiranës që në mandatin e parë të Erion Veliajt si kryetar bashkie, por u desh vite që të vihej në zbatim.
U tha se do të niste si projekt në 2018, sërish u shty për dy vite më vonë, duke filluar kështu të ndërtohej në 2020, ndërsa sot është kthyer në një kantier ndërtimi.
Një hapësire që i mungon qytetareve të Tiranës dhe që nuk dihet kur do kenë mundësinë për ta vizituar.
Veliaj kishte njoftuar që do të përfundonte në qershor të 2021. Një premtim ky si dhuratë për fëmijët për 1 qershor, por që nuk u realizua.
Ndërsa siç shihet nga vetë pamjet janë disa kafshë të lënë në harresë. Ky habitat duket që nuk u përket më kafshëve, por makinerive të rënda.
Ndërsa kemi pyetur bashkinë se kur do të dita që do rikthehet Kopshti Zoologjik për qytetarët ata nuk kanë akoma një përgjigje.
Këtë gjendje e shohin mjaft shqetësuese dhe qytetarët.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili