Tirana Internacional ofron mundësitë më të mira të punësimit
Nëse po mendon të fillosh jetën tënde profesionale, aeroporti është për ty! Industria e aviacionit është një industri gjithëpërfshirëse e cila ofron mundësi nga më të ndryshmet për t’u zhvilluar profesionalisht.
“Mundësitë e karrierës në aeroportin e Tiranës janë të shumta. Marrim rastin e punonjësve që punojnë tek terminali në pjesën e check in-it në një periudhë 1-vjeçare ose dy vjeçare ato persona nëse performojnë mirë mund të arrijnë në pozicionet e team liderëve,” – u shpreh Blerim Parallaku, drejtor i burimeve njerëzore.
Jo vetëm kaq, për çdo të ri që synon t’i bashkohet familjes së madhe të aeroportit Nënë Tereza, ka shumë benefite të tjera sa i takon specializimeve për karrierë.
“Benefiti kryesor të cilin ne ja prezantojmë edhe punonjësve është respektimi i kodit të punës, 100% të tij. Benefit tjetër shumë i rëndësishëm mendoj unë janë kualifikimet dhe certifikimet e vazhdueshme që të gjithë punonjësit e aeroportit marrin në mënyrë të vazhdueshme. Po ashtu rishikimi i pagave,” – deklaroi Parallaku.
Çdo i ri që ju bashkua stendës së aeroportit të Nënë Terezës, në panairin e punës që u mbajt në fakultetin e punës mësoi më shumë për departamentet dhe secilin pozicion, shërbimet dhe përfitimet nëse bëhen pjesë e saj.
“Te pjesa e terminalit kemi pasur një shtim të stafit të check-init,. tek pjesa e pistës kemi pasur një shtim të stafit që merret me përpunimin e bagazheve detyrimisht kemi rritur edhe stafin drejtues,” – tregoi Parallaku.
Kështu ndodhi edhe me studenten Renata Maloku, që arriti të njihte më mirë mundësitë dhe funksionimin e një prej kompanive më të mëdha që operon në vend.
“Pjesa që është një kompani shumë e madhe dhe mundësitë e intershipit ishin shumë të kënaqshme për pjesën e zhvillimit në karrierë,” – tregoi Maloku.
Interesi ishte i lartë, për t’u njohur për shërbimet, programet e intershipit dhe veçanërisht për kontratat sezonale.
“Momentalisht jemi shumë të kënaqur me pjesën e interesimin e të rinjve. Aktualisht ofrojmë edhe kontrata sezonale për ata që nuk kanë mbaruar studimet,” – tha specialistja Kejsi Çollaku.
Sot aeroporti Nënë Tereza numëron mbi 700 punonjës që nga nisja e operimit në vitin 2005, duke u kthyer në një nga kompanitë më konkurruese në treg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur