Tiranë/ Arrestohen 5 persona, ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre

4 Janar 2025 | 11:26

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”. Njëri prej tyre, 48-vjeçari me inicialet G.H., ishte person i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar më herët nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për dhunë në familje.

“Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e  ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje””,-njofton policia.

Ndërkohë Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij dhe F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit: H.V, 40 vjeç, pasi  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Në pranga ka përfunduar edhe E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026