Tiranë, kapet me armë zjarri në automjet, arrestohet 25-vjeçari me precedent penal
3 Shkurt 2025 |
10:07
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar që lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Policia me anë të operacionit “Weekend”, ka ndërhyrë në zonën e Laknasit teksa ka ndaluar një automjet me dy persona brenda.
Gjatë kontrollit, në mjet është gjetur një pistoletë me silenciator dhe një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe tre celularë.
Në përfundim të operacionit u arrestuan:
- Sandriano Kastrati, 25 vjeç, banues në Laknas, me precedent penal për armëmbajtje pa leje, i cili akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
- Olsjan Musollari, 21 vjeç, banues në Laknas, i cili akuzohet për “Moskallëzimi i krimit”.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng