Tiranë, 15-vjeçari shkon i plagosur në shtëpi, babai e dërgon në spital
Një 15-vjeçar është plagosur në kraharor me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në Fushë-Mëzez në Tiranë. Ai është dërguar në spital nga babai i tij dhe ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.
15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe menjëherë është marrë nga babai i tij i cili e ka dërguar në spital. 15-vjeçari me iniciale E.P. ka marrë një plumb në kraharor dhe është futur në sallën e operacionit. Bluzat e bardha po bëjnë përpjekje për stabilizimin e gjendjes se tij.
Policia ende nuk e ka të qartë vendin e ngjarjes pasi 15-vjeçari ende nuk ka treguar se ku është plagosur.
“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona