Tiranë| Thyente iCloud-in dhe merrte të dhënat e qytetarëve, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar, pronar i një biznesi të shit-blerjes së aparateve telefonikë, është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Wiper” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Ai akuzohet për ndërhyrje të paligjshme në sistemet operative iOS dhe Android të smartphoneve, duke përvetësuar të dhënat e këtyre pajisjeve dhe duke thyer sistemin online iCloud.
Specialistët kibernetikë zbuluan aktivitetin e dyshuar duke përdorur metoda të avancuara hetimi. Operacioni u realizua pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat.
Arrestimi i shtetasit E. V. u bë për disa vepra penale, përfshirë “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrjen në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimin e pajisjeve”, “Ndërhyrjen në të dhënat e topografisë së gjysmë përçuesve” dhe “Shitjen e paautorizuar të kartave SIM”, sipas nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d të Kodit Penal.
“Ky shtetas dyshohet se ka përdorur pajisje dhe programe të palicencuara, të cilat tregtohen në tregun e zi online (Dark Web). Ai ka arritur të thyejë elementët e sigurisë së smartphoneve, duke përvetësuar të dhënat e përdoruesve të mëparshëm dhe duke i kthyer pajisjet në gjendje fillestare për t’i shitur ato”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Deri tani janë dokumentuar 473 raste të përvetësimit të fjalëkalimeve të ndryshme. Puna për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale vazhdon, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës