Tjetër aksident me vdekje në Divjakë brenda pak minutave, ndërron jetë një grua

Bie nga kati i tretë 40-vjeçarja
3 Janar 2023 | 17:39

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar brenda pak minutave në Divjakë, ku sipas informcioneve paraprake nga dalja e një automjeti nga rruga ka ndërruar jetë pasagjerja dhe është lënduar drejtuesja e automjetit.

E lënduara është dërguar në spital dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se vetëm 30 minuta më herët një tjetër aksident ndodhi në Divjakë, ku nga dalja e një makine nga rruga ndërroi jetë drejtuesi i mjetit dhe u plagosën 4 të tjerë.

LEXO GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026