Tjetër humbje për Mançesterin, Arsenali mposhtet në Derbi
Kampionët në fuqi i kanë dhënë lamtumirën kupës së ligës, e bëhet fjalë për Manchester United, i cili po kalon një formë negative në të gjitha kompeticionet. Ekipi i Ten Hag u mposht nga Newcastle, në një ndeshje të dnominuar nga qymyrxhinjtë, të cilët shënuan 3 gola. Almiron e Hall në pjesën e parë dhe Willock në fraksionin e dytë sollën fitoren 0-3 në Teatrin e ëndrrave, duke prerë kështu një biletë për në raundin pasardhës.
Në përballjet e së mërkurës bie në sy humbja e Arsenalit në derbin me West Ham. Të besuarit e Artetës e patën tepër të vështirë të reagojnë, pasi në pjesën e parë shënuan një autogol. Edhe në të dytën vendësit ishin më të vendosur ku dyfishuan me Kudus e më pas ishte radha e Bowen për 3-0. Në anën tjetër topçinjtë gjetën golin e vetëm në limite, me Martin Odegaard, por pa mundur të reagojnë më tepër.
Një tjetër ekip i Londrës që siguroi fitoren është Chelsea, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Blackburn. 2 gola të shënuar nga Badiashile e Sterling mjaftuan që blutë të regjistronin triumf në shtëpi. Gakpo dhe Nunez ishin heronjtë e Liverpool në përballjen e kupës, ndërsa goli i vetëm për Bournemouth u shënua nga Kluivert. Në sfidat e tjera, Fulham mundi Ipsëich dhe Everton Burnleyn.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)