Tjetër kallëzim për Majlinda Bufin, banorët e fshatit Suk e çojnë në SPAK

24 Maj 2024 | 14:40

Një grup banorësh nga fshati Suk në Bashkinë Roskovec, depizituan një tjetër kallzim në SPAK për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre për kryetaren e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Banorët pretendojnë se kryebashkiakia dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë synojnë të lejojnë ndërtimin e një termocentrali me gaz duke rrezikuar shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve.

Pak ditë më parë kryebashkiakja Bufi u pyet në SPAK për një kallëzim të opozitës për krime zgjedhore gjatë fushatës së vitit 2023.

Ndaj saj pati një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ në vitin 2023, ku kryebashkiaja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në kallëzim Bufi akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026