“TKOB” del nga teatri, trupa e baletit performon në amfiteatrin antik të Durrësit
Trupa Kombëtare e Operas dhe Baletit ka dalë nga skena e teatrit. Mbrëmjen e së enjtes ajo performoi në ambient të hapur në Amfiteatrin e Durrësit.
Në vendin ku e shkuara bashkohet me të tashmen, trupa solli klasiken dhe modernen bashkë në skenë, si një lavd për natyrën.
“Ne sjellim një pjesë të titulluar “Humus” është një pjesë që ka të bëjë shumë me ambientin me gjithë gjënë që na rrethon, me mënyrën se si duhet të sillemi me tokën dhe me planetin. Më ka impresionuar shumë është shumë domethënëse. Lidh këtë botën e keqe me atë që ka qenë dikur. Kam përshtypjen se gjërat që bëhen tani nuk kanë për të jetuar më kurrë kaq gjatë sa kanë jetuar këto”,-tha balerina Rovena Shqevi
Me një skenë më të vogël se e zakonshmja, performanca erdhi përpara artdashësit durrsak e modifikuar dhe e përshtatur për ambiente të hapura.
“Vështirësitë janë që nga skena nga platforma e cila ëhstë pak më lart, bordet janë të hapura, për ne përbën pak problem, ndriçimi po ashtu”, -tha balerina Rovena Shqevi
“Mesazhi përcillet dhe koreografi e sjell në mënyrën që edhe pse pjesa reduktohet, mesazhi jepet dhe pjesa nuk prishet. Spektatori e merr mesazhin që ne japim”,-tha Livia Lara, balerinë.
Të mësuara me të pasurit publikun larg, për balerinat ky është një emocion i rrallë.
“Fakti që publiku është shumë afër është shumë emocionuese, se ne jemi mësuar ta kemi publikun larg dhe paksa poshtë dhe kështu është shumë më emocionuese”,-tha Rovena Shqevi, balerinë.
Ndonëse i paktë në numër, publiku shijoi performancën, e herë-herë e shoqëroi atë me duartrokitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë