Tkurret tregtia e jashtme, eksportet bien në nivelin 8.5%

17 Tetor 2024 | 18:55

Tregtia e jashtme po sjell më pak të ardhura në tregun shqiptar.

Në muajin shtator, vendi ynë arkëtoi nga shitja e mallrave 31 mld lekë, ose 8.5% më pak se të ardhurat e një viti më parë.

Tregtia e jashtme u tkurr 8.5 për qind në muajin shtator muajin shtator, me vlerën e eksporteve që zbriti në 31 mld lekë.

Prirja që Shqipëria të fitojë më pak lekë duke shitur mallra në shtetet e tjera ka nisur që në vitin 2022, me luhatje pas cdo muaji, të cilat janë ndikuar kryesisht nga rënia e euros.

Megjithatë, rënia duket të jetë ngadalësuar, nëse e krahasojmë me muajin gusht kur eksportet binin me 18 %.

Nga ana tjetër, të dhënat e INSTAT tregojnë se në shtator, jo vetëm kemi shitur më pak, por edhe kemi blerë më pak.

Importet e mallrave arritën vlerën 71 mld lekë, duke u ulur me 3%, në krahasim me një vit më parë.

Nëse flasim për periudhën 9-mujore, eksportet e mallrave arritën vlerën 286 mld lekë, duke u ulur me 14%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 666 mld lekë, duke u rritur me 2.4%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas mallrave, ndikim në rëniën e shtijeve, ka dhënë grupi i tekstileve e këpucëve, si dhe mineralet e lëndët djegëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026