Tkurrja e popullsisë në rritje, eksperti rendit arsyet
Drejtues i qendrës së studimeve ekonomike dhe sociale Ilir Gëdeshi deklaroi se tkurrja e popullsisë ka ardhur prej disa faktorëve që kanë bashkëvepruar në të njëjtën kohë.
Fertiliteti në ulje ishte një prej tyre. Që ky faktor të ishte në ritmin e duhur, fertiliteti për grua duhet të ishte 2,1 dhe aktualisht është 1,6.
Gëdeshi tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se ritmet e larta të emigracionit janë një tjetër faktor. 30 vitet e fundit emigrimi ka pësuar trend rritës dhe sipas tij, bëhet fjalë për mbi 1,7 milionë shqiptarë që jetojnë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
INSTAT raporton se popullsia është tkurrur me 1,3 për qind krahasuar me një vit më parë. Për Gëdeshin kjo është një shifër e lartë duke qenë se dhe tendenca e emigrimit është e lartë.
“Para 2-3 vjetësh ne e matëm këtë fluks emigrimi të popullsisë shqiptare dhe rezulti që 52 për qind e grupmoshës 18 deri në 40 vjeç dëshironte të emigronte,” – u shpreh Gëdeshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik