Tokë pa taksa për gratë dhe të rinjtë, stimulohet investimi në agroturizëm

5 Shkurt 2024 | 16:30

Gratë dhe të rinjtë do të kenë mundësi të shtuara për të investuar në turizmin rural. Qeveria synon të ulë taksat për këto grupime, nëse do të kërkojnë të ngrejnë biznese agroturistike.

Gratë dhe të rinjtë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga lehtësirat në taksa nëse zgjedhin të investojnë në strukturat e agroturizmit në vend.

Për të nxitur zhvillimin e sektorit, qeveria synon që deri në 2027 të ndërmarrë një sërë hapash për të stimuluar këtë kategori të përfshihet në këtë sektor. Në dokumentin që ka nxjerrë për konsultim, e që i përgjigjet strategjisë së turizmit rural, parashikohet që “numri i grave biznesmene të arrijë në 55% brenda vitit 2027, numri i të rinjve biznesmenë 40%, falë reduktimit të taksave për blerje të tokave nga ta.

Si një hap pas zhvillimit të turizmit në vend, kjo veprimtari pritëse që zhvillohet në një fermë ose strukturë tjetër bujqësore, nëpërmjet strategjisë pritet të rrisë numrin e strukturave, shërbim më cilësor, digjitalizim dhe më shumë bashkëpunim bujqësi-turizëm

Në vendin tonë, deri më tani, numri i strukturave të certifikuara të agroturizmit është 25 dhe këto biznese të shtohen me ritëm të shpejtë gjatë viteve në vijim.

Sipërmarrësit e bujtinave dhe fermave agroturistike thonë se përballen me mungesën e mbështetjes dhe e probleme në infrastrukturësë, pengesa këto që nuk i lejojnë të zhvillohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026