Topalli tregon pse nuk do të ketë Kuvend të PD më 18 dhjetor
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli gjatë emisionit ‘Now’ në Euronews Albania, u shpreh e bindur se do të ketë vetëm 1 kuvend, më 11 dhjetor.
Sipas saj, nëse verifikohet se statuti është zbatuar më 11 dhjetor, përfundimisht më 18 dhjetor nuk ka më Kuvend.
“Nëse në 11 dhjetor Berisha do t’i demonstrojë shqiptarëve dhe kjo është sfida e tij emër për emër duke e bashkuar me pozicionin si që kanë numrin e duhur për të thirrur kuvendin dhe mazhorancë për të marrë vendime, nuk ka më 18 dhjetor. Nëse më 11 dhjetor gjatë gjithë ditës vazhdon procesi i verifikimit online me të gjitha mediat dhe verifikohet numri i kërkuar nga statuti. Nëse verifikohet se statuti është zbatuar më 11 dhjetor, përfundimisht 18 dhjetor jo vetëm nuk ka më, por ka një zhvillim të jashtëzakonshëm brenda PD. Në këtë moment duhet të fillojë bashkëpunimi me të gjitha forcat opozitare”, teksa shtoi se edhe ajo e sheh veten brenda kësaj lëvizjeje.
Sipas saj, Sali Berisha ka përgjegjësinë e tij që nuk reagoi për situatën e krijuar në PD gjatë kësaj periudhë.
“Z. Berisha ka përgjegjësinë si gjithë ne të tjerët, dikush më shumë dikush më pak, për heshtjen gjatë kësaj periudhe. Ndoshta është pak e vonuar. Në fakt po të kishim ndërhyrë pak më herët të gjithë bashkë, nuk do kishim lënë që të kishim një qeverisje siç e kemi sot, që shkon në 12 vite”, tha znj. Topalli.
Znj. Topalli akuzoi kreun aktual të PD, Lulzim Basha se e ka larguar partinë nga misioni opozitar duke përjashtuar çdo njeri që mendon ndryshe nga ai.
Në këtë kuptim, sipas saj, foltorja është shndërruar në një lëvizje demokrate ‘që ka energjizuar jo thjesht bazën e partisë por të gjithë shqiptarët’.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem