Traditë dhe turizëm në Pogradec, “Mokra n’Fest” mbledh mijëra pjesëmarrës
Ura historike e Golikut, monument kulture i kategorisë së parë që daton në shekullin e 17-të, u shndërrua këtë fundjavë në një skenë gjallërie dhe trashëgimie kulturore, ku u mbajt edicioni i tretë i aktivitetit tradicional “Mokra n’Fest”.
Festa, e cila u zhvillua të shtunën, mblodhi mbi 4 mijë pjesëmarrës – banorë të zonës, turistë vendas e të huaj – duke e shndërruar Mokrën në një qendër të vërtetë të jetës kulturore e festive të rajonit juglindor.
Në fokus të festivalit ishin traditat e pasura të Mokrës, që nga ndarja simbolike e kulaçit e deri te dollia tradicionale me “101 shëndete” dhe vallja dyshe e burrave, një prej elementeve më të veçanta të trashëgimisë shpirtërore të kësaj zone.
“Mokra njihet për traditat e saj të spikatura – që nga kulinaria me byrekun e njohur, mishin në hell, fasulet, e deri te punëdoret dhe mikpritja,” tha Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Pogradecit.
Sipas Zeqollarit, vendndodhja e festivalit – Ura e Golikut – nuk është zgjedhur rastësisht. “Festa e Mokrës festohet për të tretin vit në këtë urë, që është pjesë e degëzimit të rrugës antike Egnatia. Kjo ngjarje synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe promovimin e potencialit turistik të Mokrës,” tha ai.
Numri i pjesëmarrësve ka ardhur në rritje nga viti në vit, çka dëshmon për suksesin e promovimit dhe interesin në rritje për vlerat tradicionale të zonës.
Traditë dhe turizëm në Pogradec, “Mokra n’Fest” mbledh mijëra pjesëmarrës pic.twitter.com/rG6chqOhdb
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 17, 2025
Muzikë, valle dhe spektakël ajror
Në skenën e improvizuar pranë urës, publiku u argëtua me këngë e valle të zonës së Mokrës, të interpretuara nga grupe artistike dhe performues lokalë.
Mbrëmja kulmoi me një spektakël ajror, ku këngëtarja Fiona Rushiti dhe performuese të tjera ofruan një shfaqje që u prit me entuziazëm nga të pranishmit.
Pjesëmarrës nga zona të ndryshme të vendit vlerësuan organizimin dhe mikpritjen. “Jam nga Peshkopia dhe është hera e parë që vij në Mokër. Shumë bukur, shumë emocionuese,” u shpreh një vizitor.
“Mokra n’Fest” po konsolidohet si një ngjarje e rëndësishme kulturore, që mbledh shqiptarë nga e gjithë Shqipëria për të festuar identitetin, historinë dhe gjallërinë e traditës lokale.
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:40 Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë
- 07:36 Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna