Trafikoi 2 mjete luksoze të vjedhura në Itali, arrestohet 33-vjeçari nga Lezha

20 Korrik 2024 | 14:29

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafikim në Shqipëri të automjeteve të vjedhura.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u ndalua shtetasi F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026